BE-ja do të shtojë ndihmën financiare për Sirinë
Bruksel, 16 janar - Komisionerja e BE-së për Ndihmën Humanitare Kristalina Georgieva tha të se Bashkimi Europian do të shtojë fondet e ndihmës humanitare për Sirinë. Këto fonde pritet të kapin shifrën e 165 milionë eurove.
Që prej shpërthimit të krizës siriane, ndihma humanitare që BE-ja ka ofruar për Sirinë ka arritur në mbi 1.1 miliard euro.
Sipas Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, kriza në Siri ka shkaktuar mungesa në ushqim për 6.5 milionë sirianë