BE-ja dhe Rusia - një kontinent
Bruksel, 4 shkurt - Përfaqësuesi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Rusi, Soren Liborius, ka komentuar rezultatet e samitit të paradokohshëm BE-Rusi.
\"Ne kemi një qarkullim të madh tregtar prej 340 miliardë euro. Kjo e bën BE-në partnerin më të madh tregtar të Rusisë. Ne kemi nevojë jetike për njëri-tjetrin. Ne jemi fqinjë, ne kemi një kontinent të përbashkët\", - tha Liborius, duke i krahasuar marrëdhëniet e BE-së dhe Rusisë me familjen.
\"Mendoj se është diçka krejtësisht normale që gjatë bashkëpunimit aktiv lindin probleme të caktuara. Si në një familje të madhe, sa më shumë kohë kaloni së bashku, aq më shumë probleme lindin. Unë jam koshient se kjo shkakton ndjenjën e zhgënjimit (frustrimit), por ne kemi gjithashtu edhe vendosmërinë për t\'u marrë me këto çështje\"