BE-ja akuzon Rusinë për presion ndaj Ukrainës
Bruksel, 27 nëntor - Liderët europianë akuzuan Rusinë se ka ushtruar presion ndaj Ukrainës, për të refuzuar nënshkrimin e marrëveshjesh me BE-në.
Në deklaratën e përbashkët, presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy dhe presidenti i Komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso thanë se për tërheqjen e Ukrainës nga nënshkrimi i marrëveshjes tregtare, qëndrimi i BE-së është i qartë, propozimet e BE-së janë ende efektive, por Ukraina duhet të zbatojë premtimet e reformës.
Ndërkohë, deklarata dënon veprimet dhe qëndrimin e Rusisë mbi këtë çështje.