10 Janar 2025

BE i merr me shumë seriozitet ngjarjet e fundit në veri

Bruksel, 19 prill - Maja Kocijancic, zëdhënëse e përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton, thotë se organi që ajo përfaqëson, i merr me shumë seriozitet ngjarjet e fundit të ndodhura në veriun e Kosovës.

Në një bisedë më për televizionin Top Chanel Kocijanqiq tha se tensionet dhe provokimet që ne po shohim nuk i përputhen frymës së procesit të dialogut, por as frymës së integrimit evropian që kanë zgjedhur të dyja palët.

\"Ne vazhdojmë të punojmë me të dyja palët për t’i parë të zbatuara të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog”, ka theksuar zëdhënësja e Ashton-it.

Në faqen zyrtare të Përfaqësueses së lartë Catherine Ashton deklarata e fundit nga Brukseli për Kosovën është ajo e ndërmjetësuesit Robert Cooper, i cili dënonte më 5 prill gjuajtjen me gurë të një delegacioni serb që ndodhej në Prishtinë në kuadër të procesit të dialogut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)