13 Janar 2025

BE i kërkon Serbisë marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën

Beograd, 26 dhjetor - Duke komentuar kapitullin 35 në negociatat për pranimin e Serbisë në BE, burimet qeveritare serbe thonë se në kuadër të kësaj do të përcillet normalizimi i raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës.
 
Mirëpo, Johanna Deimel, eksperte gjermane për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se detyra kryesore e Serbisë në bisedat me BE-në janë zbatimi i reformave dhe harmonizimi i legjislacionit, dhe se kapitulli 35 do të jetë veçanërisht i vështirë për ta, transmeton Kurir.

”Dihet se te ligjet dhe Kushtetuta e Serbisë, Kosova trajtohet si pjesë e shtetit. Prandaj, neni 35, i cili i referohet marrëdhënieve dypalëshe, do të ndikojë në gjithë procesin e negociatave, që nga fillimi”, thotë ajo. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)