BE heq dorë nga dërgimi i vëzhguesve zgjedhorë në Egjipt
Bruksel, 18 maj - BE ka njoftuar se nuk do të dërgojë vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale në Egjipt, për arsye se nuk janë krijuar rrethanat për një gjë të tillë.
Agjencia AFP e lajmeve njoftoi se një prej zëdhënësve të Katrine Ashton, shefe e diplomacisë evropiane, deklaroi se ky Union në gjysmën e dytë të Prillit ka filluar procesin për dërgimin e vëzhguesve në Egjipt, mirëpo rregullat dhe standardet e BE kërkojnë kushte të veçante në mënyrë që vëzhguesit ta kryejnë misionin e tyre në nivel të duhur.
Pavarësisht të gjitha përpjekjeve që kemi bërë, ende nuk janë krijuar kushtet e përshtatshme për dërgimin e vëzhguesve zgjedhorë në Egjipt.