29 Dhjetor 2024

BE hap dyert për Serbinë dhe Malin e Zi

Bruksel, 12 tetor - Dera e Bashkimit Europian është hapur këtë të mërkurë për dy vende të Ballkanit: Serbinë dhe Malin e zi.

Serbia sipas vullnetit  të Komisionit Europian do të bëhet zyrtarisht një kandidate për pranimin në BE, por me kusht.

Një rekomandim përkatës, Komisioni i BE së e dha këtë të mërkurë në Bruksel.

Si kusht për fillimin e bisedimeve zyrtare janë përparimet në raport me Kosovën.

Kohëve të fundit  aty ka pasur vazhdimisht trazira të dhunshme mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës.

Si hap pozitiv nga Serbia, Komisioni Europian vlerësoi arrestimin e dy kriminelëve të luftës, Ratko Maldic dhe Goran Hadzic. 

Komisioni i BE-së rekomandoi këtë të mërkurë (12.10.) që Serbisë t'i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim.

Megjithatë Komisioni tha se nuk do të caktohet datë për fillimin zyrtar të bisedimeve për anëtarësim derisa Serbia dhe Kosova të mos kenë normalizuar marrëdhëniet.

Ky hap i Komisionit të BE-së pritej që prej arrestimit këtë vit të të akuzuarit për krime lufte, Ratko Mladiç dhe ekstradimit të tij në gjykatën ndërkombëtare për krime lufte.

Përpara fillimit të trazirave me Kosovën për pikat doganore në mes të verës, dukej madje se Serbia do të merrte edhe një datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin.

Por në raportin e progresit të publikuar këtë të mërkurë (12.10.) Komisioni i BE-së deklaron se Serbia "duhet të arrijë përparime të qenësishme në përmirësimin e raporteve me Kosovën", përpara se të fillojnë negociatat e anëtarësimit.

Komisioni rekomandoi që BE-ja të nisë bisedimet për anëtarësim me Malin e Zi. Ndryshe nga Serbia, kandidatura e Malit të Zi me vetëm 625.000 banorë, shihet si relativisht e thjeshtë.


Por edhe ai duhet të presë gati një vit, para se BE-ja të vendosë që kushtet e tij janë përmbushur dhe të mund të fillojnë bisedimet. Këto kushte përfshijnë masa më të rrepta kundër korrupsionit dhe reforma në sistemin e drejtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)