BE: Greqia po përparon në përballimin e krizës

Bruksel, 19 nëntor - Një grupi i punës i BE-së në Greqi publikoi një deklaratë, ku thuhet se Greqia ka pasur përparime të mëdha në tre drejtime: vijimësinë e punës së ekonomisë kombëtare, sigurimin e funksionimit të sistemit fiskal e të financave publike, si dhe ngritjen e efektivitetit në qeverisje.
Me kërkesën e qeverisë helene, në muajin gusht të këtij viti u formua grupi i punës i BE-së për Greqinë. Ky grup përgjigjet kryesisht për ta ndihmuar Greqinë në zbatimin e rregullave përkatëse të BE-së, si dhe në mëkëmbjen ekonomike dhe nxitjen e punësimit.
Më 15 nëntor grupi i punës i dorëzoi Komisionit Europian raportin e parë, i cili u miratua nga kryetari i këtij Komisioni Jose Barroso.