22 Dhjetor 2024

BE godet ushtrinë private të Putin, sanksione ndaj famëkeqëve “Wagner”

Bruksel, 13 dhjetor - Bashkimi Europian (BE) miratoi një sërë masash kufizuese kundër Grupit Wagner, një ent ushtarak privat i pa inkorporuar me ushtrinë, apo ndonjë institucion në Rusi. Masat synojnë vetë grupin Ëagner, tetë individë drejtues të tij dhe tre subjekte të lidhura me të.

Sipas BE, Grupi Wagner ka rekrutuar, trajnuar dhe dërguar operativë ushtarakë privatë në zonat e konfliktit anembanë botës për të nxitur dhunën, për të plaçkitur burimet natyrore dhe për të frikësuar civilët në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, duke përfshirë ligjet për të drejtat e njeriut.

Individët e listuar nga BE-ja akuzohen se janë të përfshirë në abuzime serioze të të drejtave të njeriut, duke përfshirë torturat dhe ekzekutimet dhe vrasjet jashtëgjyqësore, të përmbledhura ose arbitrare, ose në aktivitete destabilizuese në disa nga vendet ku veprojnë, duke përfshirë Libinë, Sirinë, Ukrainën dhe Republika e Afrikës Qendrore.

Grupi po përhap gjithashtu ndikimin e tij keqdashës gjetkë, veçanërisht në rajonin e Sahelit. Për këto arsye grupi, thotë BE, përbën një kërcënim në vendet ku ata janë të pranishëm, për rajonin më të gjerë dhe për Bashkimin Europian.

Qëllimi i vendimit është të kufizojë aktivitetet e Grupit Wagner. Në deklaratën e Brukselit thuhet se “ai sinjalizon vendosmërinë e fortë të BE-së për të mbrojtur interesat dhe vlerat e saj në fqinjësinë e saj dhe më gjerë dhe për të ndërmarrë veprime të prekshme kundër atyre që kërcënojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe shkelin ligjin ndërkombëtar”.

Masat kufizuese të vendosura u ranë dakord nën katër regjime të ndryshme sanksionesh: Regjimi Global i Sanksioneve të të Drejtave të Njeriut të BE-së dhe regjimet e sanksioneve në lidhje me situatën në Libi dhe Siri, si dhe për veprimet që cenojnë integritetin territorial të Ukrainës.

Individëve dhe subjekteve të listuara mund t’u bllokohen pasuritë që zotërojnë në vendet e BE-së. Përveç kësaj, individët e listuar shpallen non grata nga BE, ndërsa shtetasve dhe kompanive të regjistruara në BE do t'u ndalohet të vënë në dispozicion fondet, drejtpërdrejt ose tërthorazi për ta.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)