BE forcon kontrollin kufitar
Strasbourg, 12 tetor - Parlamenti Europian (PE) ka miratuar në Strasbourg sistemin e ri të kontrollit të kufijve për të mënjanuar emigracionin e paligjshëm dhe krimet ndërshtetërore.
PE-ja bëri të ditur se vendet anëtare të BE-së do të kenë mundësi të shkëmbejnë rregullisht informacione dhe të dhëna të tjera, duke përfshirë mbikëqyrjen satelitore apo informacionet për anijet.
Në të njëtën kohë, Parlamenti Europian vuri në dukje se përdoruesit e këtij sistemi mbikëqyrës duhet të respektojnë ligjet përkatëse të BE-së për mbrojtjen e të dhënave personale dhe nuk lejohet shkëmbimi i tyre pa autorizimin e palëve përkatëse.
Ky sistemi do të vihet në funksion së pari në një pjesë të vendeve të BE-së në dhjetorin e këtij vitit dhe parashikohet të mbulojë të gjithë BE-në deri në dhjetorin e 2014-s.