BE forcohet për të ardhmen
Bruksel, 18 qershor - Përmes një sërë masash BE-ja do të përgatitet më mirë për të ardhmen. Të 27 kryetarët e qeverive dhe të shteteve të BE-së ranë dakord në Bruksel për rregulla më të rrepta për buxhetet, për thellimin e koordinimit të politikës së tyre ekonomike dhe socialpolitike si dhe për më shumë transparencë në sektorin financiar.
Kështu samiti i BE-së vendosi ndër të tjera që analizat e riskut për të 25 bankat më të mëdha evropiane, të ashtuquajturat testime të stresit, të publikohen që në muajin korrik.
"Me qëllim që sektori financiar të marrë pjesë më fort në shpenzimet e krizës, BE-ja do të kërkojë në kuadër të G20 vënien e taksave për transaksionet financiare. Përveç kësaj shtetet anëtare do të thellojnë më tej bashkëpunimin në nivelet më të larta", tha kancelarja gjermane Angela Merkel.
Të gjitha e kanë kuptuar se duhet të bashkëpunojnë më shumë me njeri tjetrin, tha ajo.