10 Janar 2025

BE është e bindur se Plani i Ahtisaarit zgjidhë çështjen e veriut

Beograd, 18 gusht - Ambasadori austriak në Beograd, Clemens Koja ka thënë se pas bisedimeve të Kosovës dhe Serbisë për energjinë dhe telekomunikacionin do të jetë e nevojshme të hapet proces i gjerë politik.

“Në fakt, pas, shpresoj, bisedimeve të suksesshme për energjinë elektrike dhe telekomunikacionin do të jetë e nevojshme qe të hapet proces i gjerë politik në mënyrë qe merren me çështje të mbetura politika, siç janë të drejtat e serbëve në veri, mbrojtja e trashëgimisë kulturore serbe, kthimi i të shpërngulurve dhe kështu me radhë”, ka thënë Koja për gazetën serbe “Danas”.

Sipas tij, BE-ja është e njohur me qëllimin e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq për ngritjen e dialogut në nivel politik.

Ai ka theksuar se BE-ja është e bindur se Plani i Ahtisaarit përmban zgjidhje për këto çështje, por duhet të gjendet mënyra sesi të arrihet deri te pajtimi i cili iu konvenon të dy palëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)