BE e pakënaqur me Samitin e Ohrit
Bruksel, 30 maj - Anulimi i Samitit të Ohrit dhe mungesa e përfshirjes së të gjitha shteteve të rajonit ka nxitur pakënaqësi edhe në Bashkimin Evropian.
Zëdhënësja e baroneshës Catherine Ashton, Maja Kocijanciq ka thënë se për Bashkimin Evropian është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi rajonal.
\"Nuk mund të komentoj konferencën e Ohrit, pasi nuk është një konferencë e organizuar nga Bashkimi Europian. Ajo që mund të them është që bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm dhe ky bashkëpunim kërkon gjithëpërfshirje.\"
\" Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Kjo marrëveshje është futur në fazën e zbatimit, pas aprovimit nga të dyja palët e planit të zbatimit, ka theksuar Koçijançiç.