BE e nxit Serbinë të përshpejtojë detyrimet lidhur me Kosovën
Bruksel, 23 shkurt - "Serbisë i ka mbetur pak kohë për zbatimin e marrëveshjeve të lidhura me Republikën e Kosovës", deklaroi Kreu i Delegacionit të BE-së në Serbi Vincent Degert.
Sipas fjalëve të tij, Brukseli pret pikë së pari zbatimin e marrëveshjeve me Prishtinën në fushën e energjetikës, telekomunikacionit, këmbimit të oficerëve ndërlidhës dhe menaxhimit të përbashkët të vendkalimeve kufitare.
Raporti mbi Serbinë do të paraqitet nga Komisioni Europian më 16 prill. Në bazë të tij 27 vendet anëtare të BE-së do të vendosin mbi integrimin europian të Serbisë, shtoi Degert.