BE e interesuar që këtë muaj t'i rikthejë bisedimet
Bruksel, 8 shkurt - Bashkimi Evropian është i interesuar që brenda këtij muaji ta rikthejë në tryezën e bisedimeve delegacionin e Kosovës dhe atë të Serbisë, për ti dhënë zgjidhje problemit të përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale.
Zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane, Maja Kocijanqiq, shprehu bindjen që brenda këtij muaji do të mbahet raundi i ri i bisedimeve Prishtinë-Beograd.