23 Dhjetor 2024

BE, Draftrezolutë për të hetuar akuzat e Marty ndaj Thaçit

Paris, 16 dhjetor - Bashkimi Evropian (BE) është shprehur i hapur të hetojë akuzat e Dick Marty-t ndaj Hashim Thaçit, duke votuar në mënyrë unanime draftrezolutën mbi raportin që vë në qendër të akuzave kryeministrin kosovar.

Diskutimet mbi raportin u mbajtën në Paris dhe u zhvilluan me dyer të mbyllura.

Zëdhënësja e BE-së tha se blloku është në dijeni të raportit që akuzon kryeministrin kosovar për trafik organesh.

Sipas Kocijancic, nëse Marty ka akuza konkrete duhet t’i dorëzojë në autoritetet përkatëse.

Raporti pretendon se të burgosur serbë janë vrarë nga UÇK dhe heqja e organeve është bërë në një zonë pranë Fushë-Krujës.

Në mbledhjen e këtij komiteti, sipas agjencive të lajmeve të Beogradit, pati përpjekje që shqyrtimi i raportit të Martit të shtyhet, por shumica e anëtarëve të tij ishte kundër kësaj dhe vendosën që kjo temë të futet në rendin e ditës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Pas mbledhjes së komitetit, që thuhet se u mbajt me dyer të mbyllura, deputetja e Kuvendit të Serbisë, Natash Vuçkoviç, ka uruar Dick Martin për raportin e guximshëm, bëjnë të ditur agjencitë.

Meqë në cilësinë e anëtarit të delegacionit parlamentar të Serbisë në APKE kishte marrë pjesë në mbledhjen e komitetit, Vuçkoviç theksoi se qëllimi i Dick Martit tij nuk është të bëjë hetim, por të tërheq vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare për këtë problem.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)