18 Maj 2024

BE diskuton për liberalizimin e vizave për Kosovën

Bruksel, 5 dhjetor - Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian (BE), pritet të vendosë sot rreth dialogut për liberalizimin e vizave dhe rreth fuqizimit të marrëdhënieve tregtare me Kosovën.
 
Vendimi pozitiv i ministrave të jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE’së, do të hapte mundësinë që qytetarët në të ardhmen të lëvizin pa viza në zonën Schengen.

Edhe pse sipas vlerësimeve të disa zyrtarëve evropianë, që nga fillimi i dialogut deri te liberalizimi i plotë do të duhen 2-3 vjet.

Evropianët pritet ta thonë fjalën e tyre edhe rreth fuqizimit të marrëdhënieve tregtare me Kosovën.

Ministrja Vlora Çitaku thotë se janë plotësuar të gjitha kushtet teknike, por druan nga disponimi politik në Bruksel.

Sido që të jetë, Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku thotë se vendimi i BE-së do të jetë pozitiv pasi, sipas saj, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet teknike që kërkohen për të filluar këtë proces.

Përpos kritereve teknike, vendimi i BE-së sipas saj varet në fund edhe nga disponimet politike të shteteve anëtare.

Komisioni Evropian kishte rekomanduar fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave gjatë muajit tetor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)