BE diskuton për Egjiptin
Bruksel, 21 gusht - Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) takohen sot në Bruksel, për të diskutuar krizën në Egjipt.
BE-ja do të diskutojë për ti ndërprerë ose jo ndihmën Kajros, pas goditjes së ushtrisë egjiptiane ndaj mbështetësve të presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi.
Bashkimi Evropian është partneri më i madh tregtar i Egjiptit. Zyrtarë të bllokut kanë thënë se do të diskutojnë edhe për vendsojen e embargos së armëve ndaj këtij vendi.
Të martën në Uashington, presidenti Barack Obama ka takuar ekipin e tij të sigurisë kombëtare për të diskutuar po ashtu ndërprerjen e ndihmës vjetore për Egjiptin.
Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar edhe arrestimin e udhëheqësit të lartë të Vëllazërisë Myslimane, Muhammad Badie, nën akuzat për nxitje të dhunës dhe vrasjeve.