11 Janar 2025

BE dhe Irani shpallin zbatimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit

Bruksel, 17 janar - Bashkimi Evropian dhe Irani kanë njoftuar ditën e zbatimit të marrëveshjes për çështjen bërthamore të Iranit, pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) konfirmoi se Irani ka përfunduar hapat e nevojshëm për nisjen e marrëveshjes.

Ministri i jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, këtë pajtueshmëri e kanë shpallur mbrëmë vonë, në një konferencë për gazetarë në Vjenë.

Në deklaratën e përbashkët të dy zyrtarët e lartë theksuan se “kjo e arritur qartas demonstron se me vullnet politik, këmbëngulje dhe nëpërmjet diplomacisë shumëpalëshe, ne mund t’i zgjidhim çështjet më të vështira dhe të gjejmë zgjidhje praktike që implementohen efektivisht”.

Shtëpia e Bardhë u shpreh se presidenti Barak Obama ka nënshkruar gjithashtu një urdhër ekzekutiv për të hequr sanksionet e vendosura lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Sipas marrëveshjes, Irani ka rënë dakord të zvogëlojë përmasat e programit të vet atomik në këmbim të heqjes së sanksioneve, që do të lejojë investimin e miliarda dollarëve në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)