BE: Asnjëra palë nuk mund të ndryshojë njëanshëm marrëveshjet
Prishtinë, 16 gusht - Asnjëra nga palë negociuese në dialogun teknik nuk mund të ndryshojë njëanshëm marrëveshjet tashmë të arritura në Brukes, deklaroi për gazetën beogradase Danas zëdhënësja e përfaqësueses së larët për politikë të jashtme të BE-së, Maja Kocijançiq, me rastin e spekulimeve për heqjen e fusnotës nga emërtimi i Kosovës në tubimet rajonale.
Kësisoj ajo iu përgjigj shkrimeve të disa medieve që shkruan se qeveria serbe po shqyrton modelin që do ti mundësonte Beogradit për të marrë pjesë në tubimet rajonale ku Kosova do të prezantohej pa fusnotë. Sekretari gjeneral i Qeverisë serbe, Veljko Odalloviq i tha kësaj gazete se një propozim i tillë deri tashti nuk është paraqiture para qeverisë.
Shefi i deritashëm i ekipit qeveritar për dialog me Prishtinën, Borisllav Stefanoviq mendon se heqja e fusnotës nga emërtimi i Koovës nëpër tubimet rajonale do të thoshte se pushteti i ri serb po e realizon në vepër atë që ia ka premtuar Perëndimit.
Stefanoviqi po ashtu mendon se regjimi i ri do të nxjerr vendim të ri në Kuvend me të cilin do të mundësohet pjesëmarrja e delegacionit të Beogradit nëpër tubime rajonale.