BE: asnjë premtim për vizat për Kosovën
Prishtinë, 8 dhjetor - Komisioni i BE-së nuk i ka premtuar Kosovës heqjen e vizave për udhëtimet në BE brenda 15 muajve të ardhshëm.
Me këtë konstatim zëdhënësi i Komisionit hodhi indirekt poshtë këtë të mërkurë në Bruksel, pretendimin e kryeministrit kosovar në largim, Hashim Thaçi për një garanci të tillë.
"Komisioni nuk bën asnjë premtim, ai prezanton rezultate", tha zëdhënësi.
"Fillimi i bisedimeve për heqjen e regjimit të vizave, varet ndër të tjera nga të dhënat biometrike në pasaportat e udhëtimit, siguria e tyre ndaj falsifikimeve dhe dhënia e tyre në mënyrë transparente."
"Duhet të jetë e garantuar që pasaportat nuk mund të blihen me para ryshfeti, tha zëdhënësi i Komisionit të BE-së.