BE ashpërson sanksionet ndaj Koresë së Veriut
Bruksel, 19 shkurt - Bashkimi Evropian i ka ashpërsuar sanksionet ndaj Koresë së Veriut pas testit bërthamor të kryer gjatë javës së kaluar.
Marrja e këtij vendimi është arritur gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të BE-së, të hënë në Bruksel.
Këto sanksione përfshijnë ato të miratuara nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së gjatë janarit dhe gjithashtu, janë shtuar edhe disa masa tjera, përfshirë këtu ndalesën e eksportit të materialet kryesor që lidhet me sektorin e raketave balistike të Koresë së Veriut dhe kufizime financiare.
Koreja e Veriut, është sanksionuar nga shumë vende, pas 12 shkurtit pasi që kishte realizuar testin e tretë bërthamor.
Në një deklaratë të bërë të hënën, ministrat e financave të BE-së, kanë kritikuar Penianin se, prapë ka zgjedhur rrugën e gabuar të provokimit dhe izolimit.