BE apel për qetësi në veri të Kosovës

Prishtinë, 23 shtator - Bashkimit Evropian ka shprehur sërish shqetësimin e tij për situatën në veri dhe moszbatimin e marrëveshjes për tregti të lirë. Sipas gazetës Express një zyrtarë i lartë i BE-së tha se Brukseli është në kontakt të vazhdueshëm me Beogradin.
Ndërkohë shefja për politikën e jashtme në BE, Catherine Ashton dhe i dërguari i saj në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper, nuk i kanë kthyer përgjigje Beogradit për propozimin që ka bërë për funksionimin dy pikave doganore në Veri.
Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin për reciprocitet ndaj mallrave serbe, por Beogradi ende nuk lejon eksportin e mallrave kosovare në Serbi dhe as të kalojnë përmes territorit të saj, pavarësisht se e ka pranuar vulën doganore të Kosovës.