BE, 6.4% e popullsisë përbëhet nga të huaj
Bruksel, 8 shtator - Në BE 4% e popullsisë, rreth 20 milionë, përbëhet nga emigrantë jashtë vendeve të BE, ndërsa shifra totale e qytetarëve të huaj është 6.4 për qind, ose 31.9 milionë.
Të dhënat e publikuara nga EUROSTAT tregojnë se numri më i madh i të huajve është në Gjermani, plot 7.2 milionë persona, ose 8.8 për qind.
Më pas vjen Spanja me 5.7 milionë, Britania e Madhe me 4 milionë dhe Italia me 3.9 milionë të huaj.
Specialistët evropianë parashikojnë se emigrantët e huaj do të vijnë duke u rritur në vitet në vazhdim dhe vlerësojnë se zgjidhja më e mirë për këtë fluks është integrimi i tyre.