10 Janar 2025

BDI: Serbia dëshiron ta destabilizojë Maqedoninë

Shkup, 14 maj - Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dyshon se Serbia është përfshirë në incidentet e fundit në Maqedoni.

Nënkryetari i parë i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Izet Mexhiti duke komentuar arrestimet e fundit të disa shqiptarëve në Maqedoni , ka deklaruar se kjo parti është duke u angazhuar maksimalisht në uljen e tensioneve etnike.

“Sido që të jetë BDI-ja është faktor stabilizues në Maqedoni dhe prioriteti ynë është që situata ti kthehet normalitetit si dhe të krijohen kushte për një gjykim të drejtë për të dyshuarit” është shprehur Mexhiti.

Ai dyshon se Serbia ka dorë në ngjarjet dhe incidentet e fundit në Maqedoni.

“Dyshimet e BDI-së janë se në këto incidente është e përfshirë drejtëpërdrejtë Serbia, e cila në vazhdimësi ka prodhuar  politika destabilizuese në rajon\", ka deklaruar Mexhiti për gazetën Epoka e Re, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Ai ka pranuar se incidentet në Maqedoni kanë krijuar huti edhe në koalicionin qeverisës, pjesë e të cilit është edhe BDI-ja. Sipas Mexhitit shqiptarët në Maqedoni janë duke u faktorizuar cdo ditë dhe se e ardhmja e këtij shteti varet nga ta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)