13 Janar 2025

Bastiset “kryeqyteti i seksit”, arrestohen 920 persona

Pekin, 13 shkurt - Policia në Kinë ka ndërmarrë një aksion, duke bastisur mbi 18,000 qendra argëtimi në krahinën e saj jugore.

Aksioni i policisë vjen pas raportimit të medieve, ku është ekspozuar skllavëria seksuale në një qytet kinez të njohur si “kryeqyteti i seksit”.
Në një reportazh të transmetuar në televizion është treguar në lidhje me prostitucionin në qytetin Dongguan të krahinës Guangdong.

Pas presionit publik, policia nisi një operacion të gjerë bastisjesh në këtë krahinë të pasur bregdetare.

Të enjten, forcat e rendit njoftuan se kanë arrestuar 920 persona të dyshuar si të përfshirë në një zinxhir prostitucioni.
Sipas forcave të rendit, në mesin e qendrave të bastisura, ishin edhe klube të këndimit dhe të vallëzimit, si dhe saunat dhe sallonet e masazhit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)