Bashkimi Evropian sot mban ditë zie
Bruksel, 12 prill - Ditë zie është sot në Bashkimin Evropian për shkak të aksidentit ajror në të cilin, të shtunën, humbi jetën presidenti polak, Leh Kaçinski si edhe 96 njerëz.
Spanja, shteti kryesues i Bashkimit, lajmëroi se të gjithë flamujt do të lëshohen në gjzsmë shtizë dhe të gjitha mbledhjet do të fillojnë me një minutë heshtje.
Sot është ditë zie edhe në Rusi, Ukrainë dhe Lituani për shkak të aksidentit tragjik të avionit polak.