10 Janar 2025

Bashkimi Evropian me tre urdhra për Serbinë

Bruksel, 19 qershor - Përveç kërkesës për heqjen e institucioneve paralele në veri të Kosovës, Bashkimi Evropian i ka kërkuar Serbisë të hapën zyrat ndërlidhëse të dy shteteve, në Beograd dhe në Prishtinë dhe të mbahet takimi krerëve shtetëror të Prishtinës dhe Beogradit.

Këto janë tre urdhrat për Serbinë të cilat kohë më parë ua ka dorëzuar zyrtarëve serbë në Beograd i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak.

Duke u cituar burime jo zyrtare të Beogradit gazeta serbe “Politika” shkruan se kreu i diplomacisë slovake, Miroslav Lajçak, në kuadër të tre urdhrave të ri, ka kërkuar edhe heqjen e gjykatës paralele në Mitrovicë dhe aplikimin e kodit të veçantë të telefonisë për Kosovë.

Shefi i ekipit negociator serb, Borislav Stefanoviç ka thënë se në dialogun e zhvilluar me autoritetet e Kosovës në Bruksel, askush deri tani nuk ka përmendur hapjen e Zyrës së qeverisë së Kosovës në Beograd dhe asaj të qeverisë serbe në Prishtinë.

“Politika" kujton se Lajçak në një tekst autorial për "UE Observer", ka theksuar se Serbia në rrugën për në BE , prioritet duhet t`i jepet normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)