Bashkimi Evropian i vë kushte Ukrainës
Bruksel, 15 shkurt - Komisioneri evropian për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë Stefan Fule deklaroi në Kiev se për të zgjidhur sa më shpejt krizën politike, Ukraina duhet të marrë masa urgjente me anë të reformës së Kushtetutës, formimit të qeverisë së re, si dhe garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të drejta.
Komisioneri Fule theksoi në një konferencë për shtyp se kushtet kryesore që parashtrohen nga BE-ja dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë për ofrimin e ndihmës financiare Ukrainës, konsistojnë në kryerjen e reformave, por jo në nënshkrimin e marrëveshjes së asocimit .