Bashkimi Evropian forcon kontrollin e armëve
Bruksel, 19 nëntor - Bashkimi Evropian shpalli të mërkurën masat për kontrollin e armëve të zjarrit në hapësirën e Unionit.
Në një deklaratë për shtyp të BE-së thuhet se qëllimi i këtyre masave është parandalimi i përdorimit të tyre nga terroristët dhe bashkëpunimi midis vendeve anëtare për kontrollin e tyre.
Presidenti i Komisionit EuropianJean Claude Juncker u shpreh se : \"Sulmet terroriste që kanë ndodhur në Evropë duhet të parandalohen dhe masat e reja do të shmangin pajisjen me armë të elementeve kriminalë dhe të terroristëve. \"