Bashkimi Evropian forcoi sanksionet kundër Iranit
Bruksel, 12 mars - Bashkimi Europian (BE) akuzoi Iranin për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe rreptësoi sanksionet vepruese ndaj qytetarëve të veçantë të këtij vendi.
Në një samit në Bruksel ministrat e BE-së përfshinë edhe nëntë iranianë të tjerë në listën e personave, të cilëve u ndalohet hyrja në BE.
Përveç kësaj, llogaritë e tyre bankare në BE do ti ngrijnë. Emrat e figurantëve të rinj të \"listës së zezë\" do të publikohen ditën e martë.