Bashkimi Evropian do t’i dërgojë 70 avionë luftarakë në Ukrainë
Kiev, 1 mars - 0 avionë luftarakë do t’i marrë Ukraina nga Bashkimi Evropian (BE). Kështu është bërë e ditur nga forcat ajrore të Ukrainës.
Sipas njoftimit thuhet se Bullgaria do të dërgojë 16 “Mi Nga këto, Bullgaria do të dërgojë 16 “MiG-29” dhe 14 “Su-25”, Polonia do të japë 28 njësi “MiG-29” dhe Sllovakia 12 “MiG-29”.
Kujtojmë që në orët e hershme të mëngjesit të 24 shkurtit, agresioni rus sulmoi Ukrainën. Ku tash e gjashtë ditë, ukrainasët po rezistojnë ndaj invazionit rus.
Ndërkohë që të hënën zyrtarët rusë dhe ukrainas u takuan pranë kufirit Bjellorusi-Ukrainë për të diskutuar.
Presidenti ukrainas, Vlolodymyr Zelensky tha se raundi i parë i negociatave u bë me qëllim të gjetjes së një baze të përbashkët për armëpushim sa më të shpejtë. Madje tregoi edhe se palët kanë diskutuar në detaje një sërë temash kuçe për të cilat ta kanë perspektiva për gjetjen e vendimeve të pranueshme reciproke.
Pas kësaj ai tha se do të ketë edhe një raund të dytë të negociatave mes dy palëve asaj ukrainase dhe ruse, e që do të zhvillohet në një të ardhme të afërt.