Bashkimi Evropian dënon dhunen në veri të Mitrovicës
Bruksel, 4 nëntor - Në reagimin e vet të parë, zyrtarë të Bashkimit Evropian sot janë shprehur shkurtazi për zhvillimet gjatë zgjedhjeve lokale në Kosovë, që u mbajtën dje në gjithë territorin e Kosovës.
Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, tha se ne i kemi ndjekur zhvillimet për së afërti.
Mëtutje, në deklaratën e saj për media, theksohet se ne i dënojmë incidentet e dhunshme të djeshme në veri të Mitrovicës, të cilat i shkatërruan zgjedhjet, por nga ana tjetër, procesi zgjedhor është udhëhequr në mëynrë të rregullt në pjesën tjetër të Kosovës.
Mëtutje ajo ka theksuar se Misioni Elektoral Observues i yni do ta paraqes vlerësimin preliminar gjatë konferencës për shtyp më 5 nëntor.