Bashkimi Europian shton kontrollin kundër ekstremistëve
Bruksel, 9 korrik - Numri i të rinjve nga vendet anëtare të BE-së që shkojnë në Siri, Somali dhe Sudan për pjesëmarrjen në organizatat ekstremiste është rritur dukshëm, bëri të ditur koordinatori i përgjithshëm i BE-së kundër terrorizmit Gilles de Kerchove.
Ai deklaroi se vendet e BE-së po diskutojnë masat përballuese dhe shpërndajnë të dhënat për mbrojtjen e përbashkët, për të shmangur rreziqet e mundshme.
Më 6 korrik, ministrat e Brendshëm të Belgjikës, Britanisë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Holandës, Spanjës dhe Suedisë u mblodhën në Milano për një takim të posaçëm mbi masat përballuese ndaj terroristëve të kthyer nga \"lufta e shenjtë\" në Siri dhe Libi. Por deri tani, nuk janë bërë publike detajet.
Kerchove vuri në dukje se vendet e BE-së duhet t\'i kushtojnë shumë vëmendje tensionit në Irak dhe të marrin masat. Sipas tij, organizatat ekstremiste si ISIS po rekrutojnë të rinj europianë të marrin pjesë në luftën e tyre.
Sipas të dhënave të BE-së, deri tani, së paku 2 mijë shtetas nga vendet e BE-së kanë shkuar ose kanë dëshirë të shkojnë për të marrë pjesë në luftën në Siri, disa prej të cilëve janë kthyer në BE.