Bashkimi Europian ndërpret ndihmën për vendet në zhvillim
Bruksel, 8 dhjetor - Komisioni Evropian vendosi të ndërpresë në 2014 ndihmën për 19 vende në zhvillim, ndër të cilat janë edhe Kina, Brazili dhe India, për ti riorientuar fondet e tij për vendet më të varfëra dhe për tu përqendruar në qeverisjen e mirë dhe në rritjen ekonomike.
Është një evolucion në marrëdhëniet tona me vendet në zhvillim dhe një riorientim i ndihmës për vendet më të varfëra, deklaroi komisioneri evropian për Zhvillimin, Andris Piebalgs.