Bashkimi Europian diskuton për krizën në Ukrainë
Bruksel, 12 maj - Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian takohen sot në Bruksel për të diskutuar krizën në Ukrainë.
Ministrat pritet të ndërmarrin hapa për të zgjeruar sanksionet kundër kompanive që janë të përfshira në krizë.
Ndërkohë, presidenti i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy, udhëton drejt Ukrainës, për të takuar autoritetet e qeverisë së përkohshme.
Këta hapa të BE-së vijnë një ditë pasi rebelët pro-rusë kanë mbajtur referendumet për vetëvendosje në pjesët lindore të Ukrainës.
Bashkimi Europian ka thënë se nuk do t’i njohë rezultatet e këtyre votimeve.