Bashkimi Afrikan përjashton përkohësisht Egjiptin
Adis-Abeba, 6 korrik - Bashkimi Afrikan shpalli pezullimin e Egjiptit dhe ndalimin e pjesëmarrjes së tij në veprimtaritë e kësaj organizate.
Këshilli i Paqes dhe i Sigurimit i Bashkimit Afrikan organizoi sesionin e vet të 384-t në kryeqytetin etiopian Adis-Abeba, ku u diskutua gjendja aktuale në Egjipt.
Në këtë mbledhje, sekretari i këshillit deklaroi se, për shkak të gjendjes aktuale të brendshme në Egjipt, do të pezullohet anëtarësia e këtij vendi afrikanoverior në Bashkimin Afrikan para rikthimit aty të rendit kushtetues.
Kryetari i komisionit të Bashkimit Afrikan Jacob Zuma u shpreh në një konferencë shtypi se kjo organizatë nuk do ta shqyrtojë rianëtarësimin e Egjiptit, para vendosjes nëpërmjet zgjedhjeve të një qeverie të ligjshme që përfaqëson vërtet vullnetin e popullit egjiptian