Bashkë për programin për bashkëpunim ndërkufitarë
Shkup, 12 dhjetor - Në një ceremoni solemne të mbajtur në Shkup, përfaqësues të dy vendeve dhe të Bashkimit Evropian shpallën Thirrjen për Propozime për programin për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë.
Kjo është Thirrja e Parë për Projekt Propozime në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet dy vendeve e financuar bashkërisht dhe nga Bashkimi Evropiane në kuadër të fondeve të IPA-s.Kjo thirrje është rezultat i bashkëpunimit të përbashkët që përfshin një proces të gjatë këshillëdhues me palët e interesit dhe përfitues potencial nga dy vendet.
Alokimi financiar sipas Thirrje për Propozime që është lansuar më 15 nëntor arrin shumën prej 3,190,000 për të dyja vende.t
Kryesuesi i sektorit të bashkëpunimit në zyrën e BE-së në Prishtinë, Christof Stock, në ceremoninë për shpallje cilësoi këtë organizim si tejet të rëndësishëm.
Nisja e kësaj thirrje për propozime shënon një bashkëpunim të rëndësishëm ndërmjet Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Kosovës dhe thekson mbështetjen e BE-së në këtë kontekst.
Kjo shfaq vendosmërinë e dy vendeve për të përforcuar raportet reciproke duke stimuluar bashkëpunimin praktik ndërmjet komuniteve kufitare në dy vendet, tha Z. Stock.
Në këtë ceremoni , Kosova është përfaqësuar nga Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Pushtetit Lokal, Z. Sllobodan Petrovic i cili theksoi besimin e tij se kjo ftesë për propozime ofron një mundësi për zhvillim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Është e rëndësishme të theksohet fakti që këtë shpallje jemi duke bërë së bashku, sepse ne besojmë fuqimisht që kjo është një ngjarje e rëndësishme për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve tona.
Kjo thirrje për propozime dhe mbështetja që kemi nga Bashkësia Evropiane e potencon këtë fakt edhe më shumë, tha Ministri Petrovic.
Implementimi i mëtutjeshëm i këtij programi do të përfshijë vlerësimin dhe përzgjedhjen e projekteve të cilët më pas do të implementohen nga organizatat partnere ndërkufitare nga të dyja vendet.
Komisioni i Përbashkët për Mbikëqyrje me ndihmën e Sekretariatit të Përbashkët Teknik (SPT) me seli në Kumanovë dhe Antena me vendndodhje në Gjilan, do të bëjnë mbikëqyrjen e procesit.
Qëllimi kryesor i kësaj Thirrje për Propozime është ndikimi pozitiv në situatën ekonomike dhe shoqërore të popullatës; përmirësimi i menaxhimit të përbashkët dhe valorizimi i burimeve natyrore dhe kulturore dhe përforcimi i imazhit dhe kohezionit në rajon dhe nën-rajonet ndërkufitare.
Ky program është financuar nga komponenti i dytë i Instrumentit të IPA-së 2007-2013 i Bashkësisë Evropiane i njohur edhe si IPA I.