24 Dhjetor 2024

Basha: Koha për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Tiranë, 23 korrik - Në 10 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për njohjen si të ligjshme të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, lideri i opozitës Lulzim Basha nxori në pah përpjekjet e Shqipërisë 10 vjet më parë për njohjen e këtij vendimi.

Zoti Basha ka publikuar një dokument nga koha kur ai ishte Ministër i Jashtëm, drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për çështjen e ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në këtë 10 vjetor të fitores së kësaj beteje ligjore, lideri i opozitës bën thirrje për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, si shërbim për qytetarët dhe stabilitetin.

Ky mesazh u mirëprit gjerësisht gjatë vizitës zyrtare që zoti Basha pati në Kosovë në fillim të javës, ku përaqësuesit e të gjithë institucioneve dhe forcave politike të Kosovës i shprehën mirënjohjen dhe e falenderuan zotin Basha për rolin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në procesin e pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj ndërkombëtare gjatë kohës qê shërbente si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)