23 Dhjetor 2024

Basha hedhi poshtë akuzat e Martit

Tiranë, 20 dhjetor - Ministri i brendshëm, Lulzim Basha, ka sqaruar akuzat e Dik Marti për trafik organesh në Shqipëri, duk i vlerësuar si pretendime që nuk janë vërtetuar kurrë dhe nuk ka prova për to.

Basha ka thënë se Raporti i Dik Martin bën një riciklim të pretendimeve të pabazuara të Karla Del Pontes.

Lidhur me pretendimet se Basha ka qenë përkthyes gjatë hetimeve në “Shtëpinë e Verdhë” në Burrel ku dyshohet se janë trafikuar organe, ministri i Brendshëm ka sqaruar se ai nuk kishte qenë asnjëherë në atë shtëpi.

“Unë asnjëherë në jetën time nuk kam qenë në asnjë shtëpi të verdhë siç pretendohet e aq më pak të kem përkthyer për zotërinë në fjalë. Në vitin 2004 unë nuk kam punuar për Tribunalin. Kam qenë në UNMIK përgjegjës për krijimin e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë dhe transferimin e kompetencave të UNMIK kësaj ministrie. Mbaj mend që zotëria është marrë në punë për të ndihmuar procesin e identifikimit dhe ekzaminimit të eshtrave të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë dhe se fatkeqësisht në këtë kontekst akoma figurojnë 1800 qytetarë shqiptarë të cilëve nuk u janë gjetur akoma trupat”, ka thënë ai.

Basha ka sqaruar edhe pozicionin e tij në vitin 2004 në Kosovë, duke deklaruar se në atë vit përgjegjësia e tij ka qenë përgatitja e tranzicionit të Departamentit të Drejtësisë tek sistemi kosovar i drejtësisë. Më tej, Lulzim Basha shprehet se eksperti mjeko-ligjor i OKB-së, i cili ka hedhur akuza, ka patur për detyrë të gjejë dhe analizojë 1800 trupat ende të pa gjetur nga Kosova.

“Zotëria në fjalë ka patur një detyrë krejt tjetër ku rezulton se ka 1800 trupa ende të pagjetur, dhe ky është problemi kryesor dhe kjo është edhe arsyeja kryesore për të cilën ngrihen këto akuza. Heqjen e mendjes nga një çështje kaq e ligjshme, siç është asnjë e dhënë për fatin e 1800 viktimave të luftës me gjasë në territor serb dhe zhvendosja e vëmendjes në akuza, pretendime false të pavërtetuara asnjëherë dhe pa u shënuar nga asnjë fakt apo provë e vetme”, thotë ai.

Në fund të intervistës, ministri shqiptar i Punëve të Brendshme, ka thanë se këto akuza dëmtojnë kredibilitetin e Këshillit të Evropës i cili nuk mund të tolerojë që të hartohen raporte të tilla absurde të pabazuara në fakte dhe prova dhe të heshtë mbi fatin e 1800 të zhdukurve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)