Basesku: Nuk e njohim Kosovën
Shkup, 27 maj - Presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku, deklaroi në Shkup se vendi i tij nuk ka ndryshuar qëndrimin ndaj statusit të Kosovës. Pozicioni ynë ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar. Nuk do ta njohim Kosovën, deklaroi Basesku.
Ndërkohë, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov tha se Kosova është realitet të cilin e njohëm dhe vendosëm marrëdhënie diplomatike. Ne përpiqemi të ndërtojmë marrëdhënie të mira si me të gjithë fqinjët e tjerë, deklaroi Ivanov.
Duke folur për konfliktin mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit, presidenti rumun tha se Bukureshti nuk mbështet, as Shkupin e as Athinën, por mbështet arritjen e një kompromisi të arsyeshëm.
Historia të mos pengojë procesin e integrimit.Vetëm Evropa e bashkuar mund të garantojë Ballkan të qëndrueshëm dhe të sigurtë, ka deklaruar Basesku.