02 Maj 2024

Basescu: Liderët e Eurozonës po dëmtojnë vendet evropiane

Bukuresht, 23 tetor - Presidenti rumun, Traian Basescu, kritikoi ashpër pavendosmërinë e liderëve të zonës euro, që sipas tij i shkakton shumë dëme, jo vetëm Greqisë, por të gjithë rajonit, përfshi edhe vende europiane, të cilat kanë marra masa të ashpra ekonomike për të frenuar deficitetet e tyre.

\"Për shkak të situatës në Greqi i gjithë rajoni është kontaminuar nga një mungesë besimi dhe Greqia nuk është përgjegjësja e vetme\",  deklaroi presidenti rumun në Bukuresht, para se të nisej për në Këshillin Europian të së dielës.

Liderët e zonës euro të cilët  sipas Basescu-t po vonojnë pa fund marrjen e një vendimi për Greqinë po dëmtojnë rëndë jo vetëm Greqinë, por edhe vendet tjera evropiane.

\"Rumania nuk mund të paguajë pa fund për këtë pavendosmëri të liderëve europianë të zonës euro\", shtoi Basescu, duke nënvizuar se kriza aktuale në zonën euro kërcënon direkt ekonominë rumunë në kohën kur ky vend, që nuk ka në përdorim monedhën e përbashkët, ka marrë masa të ashpra ekonomike në vitin 2010 për të reduktuar deficitin publik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)