15 Janar 2025

Barroso qendron sot në Shqipëri

Tiranë, 30 qershor - Më pak se një javë nga marrja e statusit të kandidatit, Shqipërinë e viziton kreu i institucionit që rekomandoi 3 herë statusin për vendin tonë, Presidenti i Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso.

Numri një i KE-së do të qëndrojë sot në Tiranë, në një vizitë një ditore që parashikon një takim me autoritetet më të larta të vendit.

Axhenda e presidentit të KE do të nisë në kryeministri, ai do të pritet në një ceremoni të veçantë dhe një orë më pas do të ketë konferenca të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Barroso do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, dhe fill pas bisedës, presidenti i KE do i drejtohet Parlamentit, ku edhe do të mbajë një fjalë përshëndetëse.

Në Parlament pritet të jetë edhe opozita, e cila ka bojkotuar seancat plenare pas vendimit për të përjashtuar  për 10 ditë nga punimet kuvendore ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ndërkohë mesdita do ta gjejë Barroson në Presidencë, në një takim me kreun e shtetit Bujar Nishani.

Gjithashtu, në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri, Presidenti i Komisionit Europian do të bëjë edhe një vizitë në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndërtuar me fondet e Bashkimit Evropian.

Ndërkaq mësohet se Barroso do të takojë edhe liderin e opozitës Lulzim Basha në ambientet e institucionit të Bashkisë së Tiranës.

Hoze Manuel Barroso është në fund të mandatit të tij në drejtim të KE. Gjatë bisedimet me krerët e shtetit ai pritet të diskutojë për detyrat dhe 5 prioritetet që duhet të plotësojë Shqipëra për të hapur negociatat për anëtarësim në BE.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)