18 Maj 2024

Barroso mbron pavarësinë e Bankës Qëndrore Europiane

Bruksel, 27 nëntor - Presidenti i Komisionit Evropian Hose Manuel Barroso u shpreh sot në Portugali se Banka Qendrore Evropiane, BQE, duhet të mbetet e pavarur ndërkohë që disa kërkojnë që ajo të luajë një rol më të madh për ndalimin e krizës së borxhit.

“Është themelore të kemi një Bankë Qendrore Evropiane të pavarur të panënshtruar ndaj presioneve politike”, deklaroi Barroso në kuadrin e një konference në periferi të Lisbonës.

“Komisioni Evropian gjithmonë e ka respektuar pavarësinë e saj”, theksoi ai.

Zona euro është përfshirë aktualisht nga një përballje mes Gjermanisë dhe partnerëve të saj lidhur me rolin që duhet të luajë Banka Qendrore Evropiane, BQE, në përpjekje për të penguar përhapjen e krizës së borxhit dhe lidhur me të ardhmen e monedhës së përbashkët.

Gjermania mbetet kundërshtar i ashpër i një ndërhyrjeje më të fortë të BQE-së në tregje për të ndaluar rritjen e përqindjeve të emetimeve shtetërore, nëpërmjet blerjeve masive të borxhit të vendeve të dobëta ekonomikisht.

Sipas Berlinit, instituti monetar së pari duhet të kujdeset për mbajtjen nën kontroll të inflacionit, ndërsa Franca shprehet për një ndërhyrje më të madhe të BQE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)