Barroso: Kosova nuk është kusht për anëtarësimin në BE
Beograd, 20 maj - Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso ka deklaruar gjatë vizitës së tij në Beograd se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, por ka shtuar se qeveria serbe duhet të zgjidhë problemet me Kosovën.
Unë besoj se është e mundur të gjendet një zgjidhje pragmatike, ka thënë Barroso ndërsa ka shtuar se problemet me Kosovën, ekzistojnë dhe se ato duhet zgjidhur.
Serbia është duke lënë mbrapa ngjarjet e rënda nga e kaluara dhe ne e përshëndesim këtë guxim. Ndërkaq për Kosovën duhet të gjejmë zgjidhje ka shtuar kreu i Komisionit Evropian Brroso, i cili sot viziton Kosovën.