23 Dhjetor 2024

Barroso i jep shtysë strategjisë së Danubit

Bruksel, 9 nëntor -  Presidenti i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Barroso tha se strategjia e BE-së për Danubin është thelbësore për të tejkaluar mospajtimet në rajon. 


Barroso tha në samitin rajonal në Bukuresht se edhe më tej ka kundërshtime të konsiderueshme në rajonin e Danubit.

Me strategjinë që zyrtarisht do të miratohet nga BE në vitin 2011, nuk miratohet edhe buxheti.

Por, Barroso tha se duhet të tërhiqen 95 mililardë euro, që Brukseli bëri të mundshme për vendet e rajonit deri në vitin 2013.

Danubi, i gjate 2860 kilometra buron në Gjermani dhe derdhet në Detin e Zi.

Të 14 vendet që kufizohen me Danubin janë Austria, Bullgaria, Bosnja, Kroacia, Republika Çeke, Gjermania, Hungaria, Moldavia, Mali i Zi, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Rumania dhe Ukraina.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)