Barroso e Fyle sot vizitojnë Kosovën
Të dy komisionerët do të takohen me presidenten e Kosovës Atifete Jahjagën dhe kryeministrin Hashim Thaçi.
Zëdhënësi i Barosos, Maichel Karniçnig, i tha Radios Evropa e Lirë se dera e Evropës për të tria vendet mbetet e hapur, por ato duhet të bëjnë shumë punë në kuptimin e reformave politike dhe ekonomike.
Bisedimet, të cilat Baroso dhe Fyle i kanë planifikuar ti mbajnë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, të premten në Prishtinë, mund të përfshijnë edhe raportin e Dik Martit, në të cilin flitet për dyshime për trafikim organesh njerëzore dhe krime të tjera serioze.
"Nuk jam i sigurt nëse kjo temë do të jetë çështje bisedimesh, por qëndrimi ynë si Bashkim Evropian është shumë, shumë i qartë. Kjo është një çështje shumë e ndjeshme dhe serioze.
Ne i marrim këto akuza shumë seriozisht dhe ato duhet të trajtohen dhe hetohen deri në fund. Kjo është arsyeja pse ne kemi një njësi të posaçme hetimi në EULEX, tha Karniçnig, duke nënvizuar pritjet nga të gjitha palët në Kosovë që të bashkëpunojnë me EULEX-in në këtë drejtim.
Një ditë më parë, delegacioni i lartë evropian ka qëndruar në Serbi, për të përcjellë mesazhin se çelësi i integrimeve në BE gjendet vetë në këtë shtet.
Barroso dhe File ndërkaq, kanë anuluar vizitën e paralajmëruar në Shqipëri, për shkak të siç është thënë tensioneve politike, të cialt po e përcjellin Tiranën që nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, më 8 maj.