Barack Obama dhe Hillary Clinton urojnë shqiptarët
Washington, 27 nëntor - Sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton ka uruar shqiptarët për ditën e pavarësisë. Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, ajo i ka cilësuar si miqësore dhe me interesa të përbashkëta.
Clinton ka thënë se Shqipëria ka dhënë ndihmesë për paqen në Ballkan dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në rajon. Ditën e djeshme, presidenti Obama i dërgoi një telegram urimi presidentit Topi për festën e 28 nëntorit.
Zonja Hillary Clinton vlerëson se heqja e vizave për Shqipërinë është një tregues i fortë i përparimit që vazhdon të bëjë vendi jonë drejt anëtarësimit të plotë në komunitetin euro-atlantik dhe thekson se mbështetja e SHBA-së për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian mbetet e fuqishme.
Duke shprehur optimizmin vazhdueshmërinë e partneritetit me Shqipërinë për çështje me rëndësi rajonale dhe globale" zonja Klinton mbyll mesazhin e saj drejtuar popullit Shqiptar me urimin
"I uroj të gjithë popullit shqiptar festime të mbara dhe të gëzueshme të Ditës së Pavarësisë".