Banka Botërore e gatshme të rifillojë kontaktet me Libinë
New York, 24 gusht - Banka Botërore është e gatshme të rifillojë kontaktet me Libinë, njoftoi dje AFP-në një zëdhënës i këtij institucioni.
\"Banka do të rifillojë dialogun me Libinë që në momentin kur mund të jemi të dobishëm për të ndihmuar në rindërtimin e vendit\", bëri të ditur ky zëdhënës në një mesazh elektronik, duke shtuar se kjo do të bëhet në marrëveshje me aksionerët e institucionit, ku Shtetet e Bashkuara luajnë një rol dominues.
\"Gjatë gjithë kohës së konfliktit dhe aq sa ishte e mundur, kemi mbikëqyrur evolucionin ekonomik të Libisë në bashkërendim me Kombet e Bashkuara\", theksoi ai, duke shtuar se Banka Botërore nuk kishte më personel në Tripoli në çastin kur shpërtheu konflikti.