Ban: Zhvillimi i zgjedhjeve të lira shënon një moment historik
New York, 2 nëntor - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, po ndjek me vëmendje përgatitjet për zgjedhjet vendore në Kosovë.
Përmes një deklarate për media, ai bën thirrje që të gjitha palët tiu përmbahen standardeve më të larta demokratike dhe të tregojnë respekt të plotë për larminë e opinioneve të popullatës.
Ban po ashtu beson se zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të drejta, ditën e diel, do të shënojë një moment historik në forcimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë, raporton VOA.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara inkurajon që në këto zgjedhje të ketë një pjesëmarrje sa më të madhe dhe sa më përfaqësuese që të jetë e mundur.